×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ekskluzive: Giresse e nis ndeshjen me këtë portier në portë

    Insajderi
    24 March 2022 - 15:35

    Përfaqësuesja e Kosovës sot do të zhvillojë ndeshjen e parë të vitit 2022 dhe të parën nën udhëheqjen e përzgjedhësit të ri, Alain Giresse.

    Burime të Insajderit bëjnë të ditur se përzgjedhësi francez ka vendosur që nga minuta e parë të jetë Samir Ujkani dhe jo Visar Bekaj.

    This image has an empty alt attribute; its file name is 196203349_1096215857534829_1596535599163530469_n.jpg

    Ujkani është kapiteni i parë i Kosovës dhe ai do të startojë nga minuta e parë ndaj Burkina Fasos.

    Ndërkohë Bekaj pret të ketë minuta pasi vet Giresse ka deklaruar në konferencë për shtyp se dëshiron t’i shoh të gjithë futbollistët e grumbulluar duke luajtur.

    Përkunduër formës së lartë të Bekajt, përsëri nuk po i jepet rasti që të nis ndeshje nga minuta e parë për Kosovën.

    Giresse duket se do të vazhdojë filozofinë e paraardhësit së tij, Bernard Challandes.

    Kujtojmë që Ujkani luan në Empoli në Serie A, megjithatë është zgjedhja e dytë dhe nuk ka bërë asnjë paraqitje deri më tani.

    Ndërsa, Bekaj është ndër kryesorët në skuadrën e Tiranës në kampionatin shqiptar.

    Zgjedhja e parë në portën e Kosovës është Aro Muric, por ai pritet të pushohet për këtë ndeshje. Ai do të jetë titullar në ndeshjen me Zvicrën, të martën në Zurich.

    Kosova dhe Burkina Faso takohen me fillim nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Insajderi.org./

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark