×
  • Sport
  • Sport

    Ekskluzive: Huligani që goditi portierin e Ballkanit është vëllai i drejtorit të SC Gjilanit dhe aktivist i VV-së

    Insajderi
    03 April 2022 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deri më tani katër persona janë arrestuar lidhur me inicdentin gjatë ndeshjes Gjilani – Ballkani.

    Ata dyshohet se e kanë sulmuar portierin e Ballkanit – Stivi Frashëri.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

    “Policia e Kosovës pas punës hetimore ka arritur të arrestojë edhe tre persona që dyshohet se janë të përfshirë në incidentin gjatë lojës në qytetin e Gjilanit. Pra, deri më tani i kemi katër të dyshuar lidhur me rastin”.

    Nga katër personat e arrestuar, Insajderi ka arritur të zbuloj edhe emrat e dy prej të arrestuarve.

    Blendi Korça dhe Fadil Robelli, flitet se janë dy nga të arrestuarit e sotëm nga Policia e Kosovës.

    Insajderi poashtu mëson se, Fadil Robelli është vëllai i drejtori të klubit Sc Gjilani – Sevdail Robelli.

    Sevdail Robelli
    Fadil Robelli

    Në javën e 27-të të Superligës, në ndeshjen Gjilani – Ballkani, thuajse në fund të takimit pas barazimit të rezultatit 1:1, nga portieri i ekipit të Gjilanit, tifozët vendas hynë në fushë duke e sulmuar portierin e ekipit nga Suhareka.

    Ndeshja më pas u pezullua ndërkaq portieri Stivi Frashëri, u dërgua në spital për trajtim, ku edhe pas disa orëve u lirua dhe tash mësohet se gjendja e tij është e mirë dhe stabile.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark