×
  • Sport
  • Insajderi

    Ekskluzive: I akuzuari për fuzionimin e KF Dardanës flet për Insportin

    Insajderi
    20 December 2021 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sevdai Kastrati dhe Habib Leci janë duke u akuzuar  nga prokuroria Themelore në Gjilan, se në dhjetor të vitit të kaluar me dokument të falsifikuar këtë klub ia shitën KF “Vushtrria”, raporton Insporti.com.

    Sevdai Kastrati në klubin e Dardanës ka mbajtur pozitën e drejtorit të klubit.

    Gazeta online “Insporti” ka kontaktuar  Sevdai Kastrati në lidhje me aktakuzën që i është ngritur nga prokuroria Themelore në Gjilan.

    Kastrati në një prononcim ekskluziv për “Insportin” ka deklaruar se nuk është i konfirmuar aktakuza nga askush.

    “Ende nuk kam pranuar ndonjë njoftim zyrtar. Nga kërkush”, është përgjigur shkurt Kastrati.

    Këtë fuzionim e ka pranuar edhe Federata e  Futbollit të Kosovës, duke lejuar të ndodhë një gjë e tillë.

    Tashmë, KF Vushtrria është dukë bërë garat në Ligën e Parë dhe është drejt rrugës së rikthimit në Superligën e Kosovës.

    Megjithatë, klubi i KF Dardanës pas veprimit të Kastratit dhe Lecit kishte bërë një reagim duke mohuar bashkimin me klubin e Vushtrrisë.

    Në atë reagim ata bënin thirrje FFK-së të anulojë fuzionimin dhe se do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore.

    Një gjë të tillë nuk e ka bërë FFK, kjo pasi ka raporte të mira me Sevdai Kastrati. Kryetari i FFK-së, Agim Ademi kohë më parë ka ndarë një mirënjohje për, siç duket edhe në fotografinë e publikuar në rrjete sociale.

    “Insporti” ka tentuar të kontaktojë edhe me të akuzuarin Habib Leci, por deri më tani ka qenë i pa qasshëm.

    Aktakuza e Prokurorisë Themelore të Gjilanit ndaj Sevdai Kastrati dhe Habib Leci:

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj Sevdai Kastratit dhe Habib Lecit, me arsyetimin më 20 dhjetor të vitit të kaluar në Kamenicë, kanë përpiluar dokument të falsifikuar duke e përdorë procesverbalin e 20 dhjetorit 2020, me ç’rast fillimisht e shndërrojnë Klubin Futbollistik “Dardana” nga Organizata Joqeveritare në Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, e me pas këtë klub ia shesin Klubit Futbollistik “Vushtrria”.

    Sipas prokurorisë, edhe përkundër faktit se nga viti 2016 nuk është mbajtur asnjë kuvend i klubit, dy të akuzuarit përpilojnë dokument të falsifikuar dhe me dije e përdorin listën me nënshkrime

    Kujtojmë se, Klubi Futbollistik “Vushtrria” me 2 gusht të vitit 2021 njoftoi se edhe zyrtarisht do të garojë nga sezoni i ardhshëm në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

    Ata përfunduan në vendin e fundit në sezonin e kaluar, mirëpo arritën të garojnë në Ligën e Parë, pasi u fuzionuan me klubin KF Dardana.

    Vendimi i këtij fuzionimi është bërë edhe me miratimin e Federatës të Futbollit të Kosovës.

    Sipas rregullores të garave në futbollin kosovar, më saktësisht ‘Neni 61’ thotë se fuzionomi i klubeve bëhet në Kuvendin e përbashkët të klubeve të interesuara të cilat më parë në kuvendet e tyre veç e veç janë deklaruar për fuzionim. /insporti.com/

    https://insporti.com/aktakuze-ndaj-dy-zyrtareve-se-shiten-kf-dardana-me-dokument-te-falsifikuar/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark