×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive: Insajderi sjell pamjet nga plagosja e Qëndrim Januzit, vëllait të reperit Buta

    Insajderi
    28 May 2022 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmë në mesnatë ka ndodhur një vrasje e rëndë në Ferizaj, ku nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vdekur një person, si dhe një tjetër është plagosur nga policia.

    Gazeta Insajderi mëson se personI qe mbeti i vrarë nga të shtënat me armë është Gazmend Hyseni i njohur me nofkën Strella. Ndërsa dorasi që vrau Strellën është vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi i njohur me nofkën ‘RIFA’.

    Këtë e ka konfirmuar për Insajderin edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Bastri Shabani.

    Sipas Policisë, dyshohet se personi Qëndrim Januzi ka shtënë me armë zjarri ndaj Gazmend Hysenit, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

    Tutje, thuhet se Januzi kur është urdhëruar nga policia që të ndalojë, i është kthyer policisë duke ia drejtuar armën, po njëri nga zyrtar policor për ta shmangur rrezikun e kishte plagosur Januzin.

    Tutje, prokurori Shukri Jashari ka thënë se Januzi kishte tentuar të ik por polici civil njëherë e kishte goditur në nofull pastaj ishte detyruar të shti ndaj tij.

    “Personi i dyshuar ka tentuar me ik, aty ka rastis polici në rroba civile, i cili ka qenë duke e transportuar një të dyshuar tjetër në Gjilan. Ai është prezantuar si polic që me u ndal i dyshuari, ai nuk është ndalë. Është rrezikuar edhe polici nga ana e të dyshuarit, dhe është detyruar me shti, e ka godit njëherë në nofull”, ka theksuar Jashari për Insajderin.

    Gazeta Insajderi ka siguruar pamjet ku shihet Qëndrim Januzi i plagosur nga të shtënat e policit civil.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark