Mbledhja e Asamblesë së Punës së Komitetit Olimpik të Kosovës e mbajtur me 30 mars është shënuar me shumë pakënaqësi, përplasje, akuza e kundër akuza. Mbledhje e lëshuan 31 delegatë. Mesin e tyre edhe Majlinda Kelmendi.
InDoks, ekskluzivisht për herë të parë sjell pamjet dhe debatin e ashpër që u bë brenda KOK-ut. Rezultati që doli nga kjo mbledhje e kontestuar – që në fakt la jashtë organeve kryesore drejtuese të saj Federatën më të suksesshme të krejt Komitetit- xhudon. Kjo federatë jo vetëm me Majlinda Klemendin, por edhe me sportistë të saj i ka sjellë dhe vazhdon ti sjellë medalje vendit.
InDoks ju sjell pjesë nga përplasja brenda asamblesë. Krejt diskutimi nisi pasi disa federata dëshironin që pikë e rendit të ditës të jetë edhe votë-besimi ndaj kryetari të KOK-ut dhe Bordit Ekzekutiv. E kjo nuk u lejua nga të njëjtit.
Fjalën në këtë asamble e mori kryetari i Federatës së Automobilizmit, Ismet Rexhepi i cili me ngulm kërkonte që të respektohej e drejta e delegatëve.
Ai ndërpritet disa herë dhe pas kësaj së bashku 30 delegatët e tjerë lëshojnë sallën.
Pjesë nga përplasja:
Rexhepi: Jeni të vetëdijshëm që Bordi i KOK-ut e ka për detyrë së paku njëherë në vit me na thirrë në Kuvend pune, jemi të vetëdijshëm që Bordi Ekzekutiv e përpilon rendin e ditës, në statut shkruan nëse do një federatë sportive me ardhë me një kërkesë, këtë rast me rëndësi, duke dërgu kërkesën drejtorit të Bordit Ekzekutiv. Ka qenë më se e rregullte kërkesa e federatave me shqyrtu ju, pa e marrë vendimin që nuk ka arsye që të lihet ose nuk lihet…
Ismet Krasniqi: Ismet, faleminderit
Rexhepi: Veç pak mos më ndalo
Krasniqi: E kemi shqyrtu, nuk është kjo temë tash
Rexhepi: Mos më ndalo
Krasniqi: Hajt shpjegoje, shpjegoje
Rexhepi: Që ku e keni shumë mirë e shpjegon, ku thotë nëse një anëtar i Bordit Ekzekutiv i cili në mënyrë më perfekt e ka rregull këtë çështje E Beqiri, cilido Kuvend i Punës që ndodh pa paralajmërim 21 ditë përpara… po e du mosbesimin e federatës, edhe e ka hek kryetarin e KOK-ut edhe këtë zotërin. A mundesh me na tregu qetash qysh e ke bë atë gjë, kallxojë sekretarit që është e realizueshme. Unë kisha pas qejf me na tregu qysh e keni bë këtë gjë, me cilën rregullore të punës apo statut. Krejt çka duheni me bë është me ia lënë mundësinë delegatëve nëse donë apo jo
Krasniqi: Ismet, Ismet
Rexhepi: Jo jo veç edhe pak
Krasniqi: Po jo se s’kemi kohë më shumë
….
Rexhepi: Nëse ju se keni pasur guximin me pru në rend të ditës (votëbesimin), lejani mundësinë delegatëve me vendos nëse dojnë…
Krasniqi: A bon të veti diçka. A është dëshira jotë shpërbërja e Komiteti me shumë kënaqësi e ki fjalën. Statuti flet shumë qartë, mbledhi 50 + 1 nënshkrim, mundesh me thirrë asamble të jashtëzakonshme dhe më 2/3 e votave e shkarkon komplet Bordin Ekzekutiv, bjeri nënshkrimet mos e zgat më shumë
Rexhepi:…ju duhet me i’ua mundësu delegatëvve me vendos nëse dojnë më pru në rend të ditës apo jo.
Krasniqi: Të lutna leje më …
Si përfundim në këtë mbledhje nuk u vu në pikë të rendit të ditës, çështja e votëbesimit.
InDoks i ka kërkuar që të intervistojë dikë nga menaxhmenti aktual i KOK, ose të marrë përgjigje për çështjet që janë ngritur në videot që janë transmetuar ekskluzivisht në këtë episod e pretendimet e të intervistuarve, por nga KOK-u është pranuar vetëm një përgjigje që ata i kanë kthyer kohë më parë një personi tjetër. As në atë përgjigje nuk jepet sqarimi se pse në organet drejtuese të KOK-ut nuk është askush nga Federata e Xhudos, e le ma që të ishte vet Majlinda Kelmendi.
InDoks po ashtu ka pritur për dy javë për të marrë një përgjigje nga ministria e Sportit për vërejtjet e akuzat që janë ngritur për KOK-un, por askush nga kjo ministri nuk ka dashur që të japë intervistë e as përgjigje me shkrim.
InDoks | Komiteti i Akuzave – Si u la jashtë KOK-ut edhe Majlinda Kelmendi: