FC Prishtina është duke vazhduar me ri-krijimin e skuadrës për sezonin e ri. Burimet e Insajderit pranë klubit bardh e kaltër, bëjnë të ditur se klubi kryeqytetas ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Besir Ramadani.
Ramadani I ka besuar projektit të ri të Prishtinës dhe trajnerit Ismet Munishi.
Për këtë transferim dritën e gjelbër e ka dhënë edhe trajneri Munishi, i cili dëshiron të bëjë një dyshe të fortë me Bujar Pllanën në qendër të mbrojtjes.
Besiri, është vetëm 22-vjeçar dhe është reprezentues I Kombëtares së Shqipërisë, anipse ka lindur në Shkup.
Sezonin e kaluar zhvilloi 18 paraqitjen për skuadrën e Srugës.
Ramadani pritet që shumë shpejtë t’i bashkohet skuadrës së Prishtinës, pasi edhe pak ditë kanë mbetur deri në nisjen e fazës përgatitore që pritet të jetë në fund të këtij muaji. /Insajderi/