×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ekspertët të shqetësuar: Personat e vaksinuar po bëjnë gabimin e madh duke mosrespektuar rregullat antiCovid

    Insajderi
    27 February 2021 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkencëtarët kanë ngritur tashmë shqetësimin se njerëzit janë më pak të prirur të zbatojnë rregullat anti-COVID, pasi kanë marrë vaksinën.

    Prof.Susan Michie, drejtoreshë e Qendrës UCL për Ndryshimin e Sjelljes në Britani, tha se sondazhet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar, sugjerojnë se njerëzit do të kishin më pak gjasa të respektonin rregullat.

    “Ky është një gabim i madh. Njerëzit mund të mendojnë se janë më imunë nga sa janë në të vërtetë, për shkak se ne ende nuk e dimë sa imunitet japin vaksinat e ndryshme, ose për sa kohë do të zgjasë dhe ka gjithashtu një pikëpyetje mbi uljen e infektivitetit.”, tha ajo

    Ajo theksoi se është e domosdoshme që, të vaksinuar apo jo, njerëzit duhet që të gjithë të respektojnë masat në fuqi kundër COVID, pasi ka ende të panjohura në lidhje me virusin, e po ashtu edhe me vaksinën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark