×
Show / Fashion

Ekspertët tregojnë se a është e dobishme lëkura e pulës për tu konsumuar

Insajderi
20 March 2019 - 13:44
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëkura e pjekur e pulës është një ndër pjesët më të shijshme për shumicën nga ne.

Por, nëse deri dje nuk e keni konsumuar për shkak të kalorivetë tepërta, tani është momenti të merrni frymë dhe ta konsumoni lehtësisht.

Kjo, pas hulumtimeve që ka bërë shkolla e Shëndetit Publik në Harvard. Ata konkluduan se në lëkurën e mishit të pulës gjenden yndyrna të pangopura. Këto të fundit janë të dobishme për organizmin tonë dhe mund të ndikojnë në uljen e nivelit të presionit të gjakut dhe uljen e kolesterolit të keq.

Në lëkurën e pulës gjendet acidi oleik, i cili njëjtësohet me atë vajit të ullirit nga aspekti i përfitime shëndetësore. Acidi oleik ka ndikim pozitiv kundrejt sëmundjeve kardiovaskulare, inflamatore dhe autoimune.

Përveç përfitimeve shëndetësore, lëkura e pulës ndihmon gjithashtu që pula të mos thahet shumë gjatë pjekjes.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark