×
  • Lajme
  • Insajderi

    Eksperti i protokollit: Në presidencë nuk mund të mbahen ceremoni familjare, nuk i lejon ligji

    Insajderi
    06 August 2022 - 10:17

    Presidentja Vjosa Osmani, e ka emëruar Ambasadore Nderi të Republikës së Kosovës këngëtaren me famë botërore, Dua Lipën, ku në këtë ceremoni morën pjesë edhe bashkëshorti i saj, Prindoni dhe dy vajzat e saj.

    E se a është protokollare pritja familjare në presidencë, ka folur eksperti i protokollit, Tomorr Avdiu, për Klan Kosova, i cili u shpreh se në presidencë nuk mund të mbahen ceremoni familjare.

    “Në rastet kur fëmijët marrin pjesë, duhet të marrin pjesë disa fëmijë dhe jo vetëm ata të zonjës së parë të shtetit, pra në mesin e disa fëmijëve mund të kenë qenë edhe vajzat e presidentes Osmani, në këtë rast ajo do ishte në përputhje me rregullat, të cilat mban protokolli dhe ligji i shtetit.”

    Avdiu u shpreh se ceremonitë e tilla nuk i lejon ligji për presidencën.

    “Ceremonitë duhet të bëhet në përputhje me protokollin dhe ligjin për presidencën dhe nuk mund të bëhen tërësisht një ceremoni familjare, pasi nuk e lejon ligji”, u shpreh tutje ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark