×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Eksperti i sigurisë: Mediet serbe po thonë se shërbimet ruse po duan luftë në Kosovë

    Insajderi
    14 November 2022 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka paralajmëruar se diçka po zihet në Serbi.

    Musliu shkroi se mediat serbe po thonë se shërbimet ruse po duan luftë në Kosovë.

    Sipas tij, presidenti serb, Vuçiq po përpiqet që të dalë disi “pa u lagur” nga këto grupe kriminale.

    “Në anën tjetër , kam përshtypjen se Vuçiqi po përpiqet që të dalë disi “pa u lagur” nga këto grupe kriminale. Por, ai jo vetëm që është i lagur, por është krejt gjak… pikon me gjakun e krimit” – shkroi ndër tjerash ai.

    Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

    Diçka po zihet në Serbi.

    Mediat që i kontrollon Vuçiqi po thojnë se “shërbimi rus i inteligjencës ruse GRU dhe MI-6 duan luftë në Kosovë”.

    Deri vonë thoshin që vetëm perëndimorët po duan luftë.

    Koment: Luftë në Kosovë nuk do të ketë! Por, lufta hibride e Serbisë po vazhdon.

    Nuk po dihet më se çka do të ndodhë me raportet e tyre me Rusinë. E di se, Rusia kontrollon grupet kriminale në Serbi, bashkë me Vuçiqin brenda tyre.

    Në anën tjetër , kam përshtypjen se Vuçiqi po përpiqet që të dalë disi “pa u lagur” nga këto grupe kriminale. Por, ai jo vetëm që është i lagur, por është krejt gjak… pikon me gjakun e krimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark