×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Ekuadori eliminohet nga Kupa e Botës – Senegali dhe Holanda kualifikohen në raundin tjetër

    Insajderi
    29 November 2022 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Senegalit kanë siguruar kualifikimin në rrethin tjetër të Kupës së Botës nga Grupi A.

    Holanda triumfoi 2:0 kundër Katarit, duke siguruar kalimin e grupit nga pozita e parë.

    Për holandezët golat i realizuan Gakpo në minutën e 26-të dhe mesfushori Frenkie de Jong në minutën e 49-të.

    Senegali në takimin tjetër e arriti fitoren e cila ishte jetike për ta, duke shënuar fitore 1:2 ndaj Ekuadorit në përballjen direkte.

    Sarr hapi serinë e golave në minutën e 44-të kur shënoi nga penalltia.

    Ekuadori barazoi rezultatin në minutën e 68-të me anë të Caicedos, por kundërpërgjigjja e kombëtares afrikane ishte shumë e shpejt.

    Koulibaly konkretizoi vetëm dy minuta më vonë duke rikthyer epërsinë e Senegalit dhe njëherit duke ia siguruar reprezentacionit senegalez kalimin tutje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark