×
  • Lajme
  • Insajderi

    ‘El Classico e Prishtinës’: Daut Haradinaj dhe Uran Ismaili fitues të debatit, Arben Vita dhe Përparim Rama humbës

    Insajderi
    13 October 2021 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në debatin që zhvillua mes kundërkandidatëve për Prishtinën, u trajtuan shumë pika programore të secilit kandidat.

    Kandidatët Uran Ismaili dhe Daut Haradinaj, ishin më konkret rreth planeve të tyre për Prishtinën, duke qenë të qartë se si do t’i implementojnë projektet e tyre, të specifikuara edhe në afate kohore.

    Ish ministri Vitia dukej totalisht i ç’orientuar gjatë debatit, duke ngelur ende në rolin e tij si ministër. Gjatë debatit Vitia i papërgaditur i referohej programit që shihej i kopjuar.

    Ndërkaq, Përparim Rama ishte i pavërejtur në këtë debat duke stagnuar e folur për projektet e tij në rolin e analistit, thua se ende nuk e ka idenë se tani është në garë si kandidat politik për të parin e Prishtinës. Ai provoi ta arsyetojë edhe projektin e Badovcit duke thënë gabimisht se është në pronë të Graçanicës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark