Sipas prezantuesit dhe reporterit të njohur të sportit, Saber Desfarges, sulmuesi i Kosoves, Elbasan Rashani duhet të nënshkruaj kontratë të re me klubin e Clermont që do ta mbante atë në Francë deri në vitin 2025, transmeton Insajderi.org
Rashani ka kontratë me klubin edhe për një sezon, por sipas Desfarges ai duhet të qëndrojë më gjatë.
“Me 8 gola dhe 3 asistime në Ligue 1, Rashani duhet të vazhdojë kontratën deri më 30 qershor 2025 me klubin e Clermont” – ka shkruar Desfarges në rrjetin social, Twitter.
Vushtrriasi sezonin që lam pas ka qenë titullar i padiskutueshëm me klubin francez – duke realizuar 8 gola dhe 3 asistime. Derisa nuk ishte pjesë e “Dardanëve” për ndeshjet e qershorit.
/Insajderi.org