×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Elbasan Rashani e vazhdon kontratën me Clermontin

    Insajderi
    04 July 2022 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi nga Kosova, Elbasan Rashani ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën, Clermont, transmeton Insajderi.

    Klubi francez ka njoftuar këtë të hënë (sot) për zgjatjen e bashkëpunimit me reprezentuesin e Kosovës.

    “Elbasan Rashani zgjat aventurën! Me 8 gola dhe 3 asistime, kosovari përfundoi si golashënuesi i dytë më i mirë në Clermont në 2021-2022 dhe ishte një nga zbulimet e sezonit të kaluar të Ligue 1. Urime Elba!” thuhet në njoftimin e klubit nga elita e futbollit francez.

    Me kontratën e re, Rashani do të mbetet tek Clermontin deri më 30 qershor 2025.

    Ndryshe, 29-vjeçari është pjesë e Clermontit nga vera e vitit 2021. 

    Vushtrriasi sezonin që lam pas ka qenë titullar i padiskutueshëm me klubin francez – duke realizuar 8 gola dhe 3 asistime. Derisa nuk ishte pjesë e “Dardanëve” për ndeshjet e qershorit.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark