Dushku ka folur më shumë mbi jetën e saj gjatë Youth Summit, ku ka qenë folëse në mesin e aktorëve e ndërmarrësve të tjerë.
Aktorja shqiptare Eliza Dushku në fundjavë ka folur mbi problemet e saj me drogën dhe alkoolin. Para një audience në New Hampshire ajo ka treguar se ka tetë vite që nuk konsumon as drogë e as alkool, shkruan KultPlus.
“Kur kam pirë shumë dhe kur jam droguar, nuk kam marrë vendime të duhura. Dhe krejt çka nevojitet është një vendim i keq” tregon aktorja shqiptar me famë botërore. Ajo ka treguar para audiencës se familja e saj nuk e ka lejuar atë ta shohë mbesën e saj 13 vjeçare vetëm për shkak të problemeve me abuzim me drogë.
Dushku ka folur më shumë mbi jetën e saj gjatë Youth Summit, ku ka qenë folëse në mesin e aktorëve e ndërmarrësve të tjerë, shkruan kultlplus.
“Droga është e fuqishme por ne jemi më të fuqishëm” ka thënë në fund ajo. Dushku ka disa muaj që ka lansuar dokumentarin kushtuar Shqipërisë, i cili ka marrë vëmendjen e botës tanimë duke prezantuar bukuritë dhe traditën shqiptare.