Prezentuesja, Ellen DeGeneres, ishte fituesja më e madhe në ndarjen e çmimeve, “People’s Choice Awards”, në Los Angeles.
Ajo u vlerësua si drejtuesja më e pëlqyer e një programi ditor, si zëri më i mirë në një film të animuar, e gjithashtu për bashkëpunimin më të pëlqyer komik, për një total prej 20 çmimesh që nga viti 1995.
Kevin Hart, Dwayne Johnson, Blake Lively, Tom Hanks, Priyanka Chopra, Sofia Vergara, Johnny Depp, Ryan Reynolds e Jennifer Lawrence ishin mes triumfueseve në kategorinë e aktrimit, shkruan Top Channel.
“The Big Bang Theory” rrëmbeu trofeun si komedia e preferuar televizive për të pestin vit radhazi. Ndërsa çmimi për bamirësin e vitit i shkoi Tyler Perry.
Në fushën e muzikës, Justin Timberlake mori çmimin e artistit të preferuar mashkull dhe çmimin për këngën më të pëlqyer “Can’t Stop the Feeling”. Për të dytin vit radhazi, si grupi i preferuar u shpall Fifth Harmony.