×
  • LifeStyle
  • Biznes
  • LifeStyle

    Elon Musk merr vendim të ri, këta përdorues do të paguajnë

    Insajderi
    02 November 2022 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Elon Musk ka marrë vendimin e parë si pronar i Twitterit. Ka të bëj me pagesat mujore për përdoruesit. Ky është vetëm një nga ndryshimet e platformës sociale, mes shumë të tjerash që pritet të ndodhin, pasi Musk bleu kompaninë për 44 miliardë dollarë.

    Tetë dollarë do të jetë pagesa mujore për përdoruesit, për të verifikuar llogarinë në emër të tyre.

    Aktualisht, shenja në ngjyrë blu që shfaqet në krah të emrit, që normalisht është një figurë me profil të lartë, është falas. Sipas kritikëve, kjo lëvizje mund ta bëjë edhe më të vështirë identifikimin e burimeve të besueshme.

    “Pushtet për njerëzit, blu për 8 dollarë në muaj”, tha miliarderi, duke kritikuar metodën e vjetër të tikerit në ngjyrë blu.

    Projekti iu dha punonjësve të tij të dielën dhe me detyrim, skema e re duhet të hyjë në fuqi nga e hëna e ardhshme e 7 nëntorit, ndryshe ata rrezikojnë të humbasin vendin e punës.

    Fillimisht, ishte menduar për një tarifë 20-dollarëshe, por tashmë vendimi u mor për 8 dollarë në muaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark