×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Elsa Lila nuk shkon në Eurovision, Adrola Dushi: “Ah moj Shypni e mjera Shqypni”

    Insajderi
    23 December 2022 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Elsa Lila dhe Albina Kelmendi me familjen e saj triumfuan në Festvalin e Këngës duke rrëmbyer dy çmimet kryesore. Elsa me këngën “Evita” dedikuar vajzës së saj mori çmimin e parë ndërkaq Albina mori vendin e dytë.

    Mirëpo përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovision u zgjodh nga publiku dhe Albina bashkë me familjen u përzgjodhën me më së shumti SMS.

    Albina Kelmendi me familjen përfaqëson Shqipërinë në Eurovision mirëpo modelja Adrola Dushi e quan një dëshpërim faktin që Elsa nuk pati nderin të ishte përfaqësuesja.

    Me një postim në llogarinë e saj në Instagram ajo shkruan, “Ah moj Shypni e mjera Shqypni. Elsa Lila thjesht më e mira. Dëshpërimisht një dëshpërim”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark