Paraqitja mëse e mirë e mbrojtësit Elseid Hysaj me kombëtaren shqiptare në Euro2016 ka ndezur interesin e disa prej ekipeve më të mëdha në Europë.
Bëhet fjalë për ekipe si Barcelona, Bayern Mynih apo edhe Arsenal. Sipas francezes “LE10 Sport” Arsenal është i gatshëm t’i paguaj 19 milionë euro Napolit për të pasur në gjirin e saj mbrojtësin shqiptar.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja katalane, “Mundo Deportivo”, Barcelona e sheh Hysaj si zëvendësuesin ideal të Dani Alves, pasi ky i fundit mund të largohet gjatë verës.