×
  • Lajme
  • Lajme

    Drama në familje,Elsona tregon se si babi e lidhte nënën e saj në krevat me litar dhe e rrihte

    Insajderi
    07 November 2021 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e sotme “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan priti në studio historinë e Elsonës, një vajzë e re 20-vjeçare. Në rrëfimin e saj të dhimbshëm, ajo tregon historinë e familjes. Elsona është fëmija i dytë pas një djali dhe 2 djemve të tjerë pas saj.

    Martesa me shkuesi e nënës së saj, Angjelinës  nuk ka qenë aspak e lumtur. U desh vetëm një vit që Angjelina të ishte viktimë e dhunës për shkak të alkoolit që bashkëshorti konsumonte.

    Gjatë shtatzënisë me njërin nga djemtë, ai e ktheu te prindërit e saj ku nuk gjeti mbështetjen e duhur dhe nëna e Elsonës detyrohet të shkojë sërish te bashkëshorti. Asgjë nuk ndryshoi, Elsona tregon se ajo ka qenë dëshmitare e ngjarjeve të dhimbshme.

    Elsona: Kanë filluar torturat që në atë kohë dhe ka pasur shumë raste që i kam parë vetë.

    Ardit Gjebrea: I ke parë vetë? Ke qenë dëshmitare?

    Elsona: Po, kam qenë dëshmitare. Ka qenë një rast, se babi sa herë pinte, vinte në shtëpi dhe i gjuante direkt mamit, shumë.

    Ardit Gjebrea: Edhe në syrin tuaj?

    Elsona: Po, i gjuante shumë dhe mami vetëm binte në tokë e nuk ndiente asgjë. Ka pasur raste e ka lidhur në krevat me litar, e rrihte shumë.

    Ardit Gjebrea: Po ju çfarë bënit?

    Elsona: Ne ishim të vegjël, unë mundohesha ndonjëherë të ikja fshehurazi ta zgjidhja mamin, të bëja ndonjë gjest, por ai më shtynte, më gjuante.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    29 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark