×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Elvis Hoxha shpërthen ndaj ShBA’së dhe BE’së, shpërndan shkrim bizar: “Eksperimentim si me minj, shqiptarë të mjerë, qengja të kopesë”

    Insajderi
    28 January 2023 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përmes shpërndarjes së shkrimit të dikujt tjetër, filozofi kontraverz dhe ideologu i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka lënë të kuptohet se operon mendërisht me terma të çuditshëm duke ngrerë në një fjali paralale se si amerikanët dhe evropianët po eksperimentokan me shqiptarët siç bënin psikologët në një kohë “me minjë dhe pëllumba”, shkruan Insajderi.

    Shkrimi, koherenca logjike e të cilit s’e kalon as veten, është shpërndarë në formë miratimi nga filozofi kontraverz Hoxha, ku mes tjerash shqiptarët adresohen si “të mjerë” dhe “qengja të kopesë”.

    Mosdurimi veçanërisht bie mbi “miqtë tanë ndërkombëtar” duke ua vënë në pikëpyetje vërtetësinë e “miqësisë”, kjo pas tensioneve të diskursit ndaj qeverisë kosovare nga ShBA dhe anasjelltas.

    Lexojeni shkrimin bizar të shpërndarë nga Elvis Hoxha:

    Psikologu i njohur Skineri, eksperimentonte me minjë dhe pëllumba.

    Ndërsa europianët dhe amerikanët e sotëm, po eksperimentojnë me ne shqiptarët, hiç më pak se qe 25 vjet.

    Shqiptar të mjerë, kjo është kurtha eksperimentale, që të është përgaditur përplot 25 vjet, nga të sotmit Skinera.

    Besoni, që unë i dua qengjat e kopesë time më shumë se ” miqtë tanë ndërkombëtar” neve.

    Mos pyetni se ku përfundojnë qengjat e mi të dashur, kur ata rriten.

    Kaq e thjesht është, për ta kuptauar dashurinë e ” miqëve” tanë ndërkombëtar.

    Qohu, grahi bythës e mbroje vetveten!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark