Presidenca e Kosovës ka emëruar Beqë Cufajn ambasador rezident në Republikën Federale të Gjermanisë.
Me këtë dekret, Ministria e Punëve të Jashtme ngarkohet që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e vendimit të presidentit Hashim Thaçi.
Beqë Cufaj është shkrimtar dhe gazetar. Ai ka studiuar gjuhën dhe letërsinë në Prishtinë dhe jeton në Shtutgart.
Pozitën e diplomatit kosovar në Gjermani deri më tani e mbante Astrit Zemaj.