×
Show

Emily: Ky është trupi që më është dhënë

Insajderi
04 February 2017 - 18:46
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ajo mori famë si modele e lirë, e painteresuar dhe lakuriqe në videon muzikore mjaft kontroverse, “Blurred Lines” të Robin Thicke.

Por teksa pranon se ndjen keqardhje për disa zgjedhje në karrierën e saj të hershme, Emily Ratajkowski këmbëngul se ka të drejtën e saj të “shpërndajë seksualitetin”.

Duke folur për ‘InStyle”, në kopertinën e së cilës do të jetë në mars, thotë se fillimisht modelingun e pa si një mundësi për të bërë para.

“Në atë kohë mendoja ‘do bëj ca para dhe do kthehem në shkollë’. Të jem e ndershme, nuk e kisha menduar se kisha një karrierë të vërtetë në duart e mia. Kështu që mendova “Ok, ky person do që të bëjë këtë? Shumë mirë”. Dhe në fund kuptova se në ato projekte nuk isha unë. Kështu që u nxita të shkoja dhe më tej”, shpjegon Emily për motivimin e saj.

25-vjeçarja është kritikuar shpesh për nuditetin që shfaq. “Kritika kryesore ka qënë “Nuk je konformiste ndaj një standardi patriarkal të bukurisë?”. Epo, ky është trupi që më është dhënë. Nuk bëj asgjë mbi të, është thjesht trupi im. Por edhe nëse do e kisha ndryshuar, prapë mirë do të ishte”, thotë ajo.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark