×
  • Showbiz
  • Sport
  • Show

    Eminem dhe 50 cent refuzuan 9 milion dollarë për ceremoninë e Qatar 2022

    Insajderi
    13 January 2023 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edicioni i Botërorit 2022 ishte padyshim një nga më të diskutuarit dhe më të përfolurit ndonjëherë. Nga përzgjedhja e paprecedentë kohore, te shfrytëzimi i shumë punëtorëve të papaguar.

    Pa harruar ndalimet dhe rregullat strikte të Katarit dhe miliarda dollarët e shpenzuara për organizimin. Gjithçka ishte pikënisje për kritika dhe polemika të ashpra. E nuk ishin të paktë yjet, jo vetëm nga bota e futbollit, që vendosën ta bojkotojnë këtë event.

    Mes tyre, siç zbuloi reperi i njohur 50 Cent në një intervistë, edhe Eminem. Reperi amerikan hoqi dorë nga një varkë me para për të mos performuar në Katar.

    Organizatorët e Botërorit e donin atë si njeriun kryesor të ceremonisë së hapjes. Megjithatë Eminem, i njohur si Marshall Bruce Mathers, refuzoi pa u menduar shumë ofertën bujare prej 8 milion dollarësh. Ai që e zbuloi ishte një tjetër reper i famshëm amerikan, 50 Cent. Në një intervistë të fundit ai ka shpjeguar se edhe ai duhet të ishte pjesë e performancës, ndonëse me një tarifë shumë më të ulët se kolegu i tij, ose saktësisht 1 milion dollarë, pasi 9 milion dollarë ishte buxheti për këngëtarët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark