Një ndeshje futbolli, por jo vetëm, është një mesazh i fortë për të gjithë, kundër luftës. Më 17 maj ora 20:30 në stadiumin “Carlo Castellani”, Empoli i Andreazzolit do të përballet me kombëtaren e Ukrainës në një ndeshje miqësore, të drejtuar nga Oleksandr Petrakov.
Ukraina po zhvillon fazën përgatitore në Slloveni me lojtarët që luajnë në kampionatin ukrainas, për t’u përgatitur për fazën “play-off” të qershorit për Kupën e Botës “Katar 2022”
Të ardhurat e përfituara nga kjo ndeshje do ti shkojnë një fondacioni që mbledh donacione në mbështetje të Ukrainës.