Emra të njohur nga estrada marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Albert Krasniqit
Pak më parë i është dhënë lamtumira e fundit ish-anëtarit të BabaStars, Albert Krasniqit.
Ai u përcoll për në banesën e fundit, teksa u varros në Varrezat e Qytetit në lagjen Dragodan të Prishtinës.
Të pranishëm në ceremoninë e varrimit kanë qenë një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë, të cilët kishin raporte të mira me të ndjerin.
Skivi, Gold AG, Burak Vehapi, DJ Gamble dhe Nol Abazi janë ndër emrat që i dhanë lamtumirën e fundit mikut të tyre.
Pjesëmarrëse në varrim ishte edhe ish-miss Kosova Besa Gashi, me të cilën thuhet se është ndarë pak muaj më parë.
I njëjti ka lënë pas një vajzë nëntë vjeçare të quajtur, Kaia.
Përndryshe, Albert Krasniqi u privua nga jeta ditën e djeshme (e mërkurë) dhe dyshohet se dorasi ishte babai i tij, Skënder Krasniqi.