×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Emri i kryetarit të ri të LDK-së do të jetë i favorizuari i Isa Mustafës”

    Insajderi
    03 March 2021 - 23:21

    Njëri ndër themeluesit e LDK’së, Jusuf Buxhovi, ka thënë se kryetari i tanishëm i LDK’së, Isa Mustafa, do të mundohet të ruajë pushtetin brenda LDK’së.

    Ai ka komentuar zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen në LDK duke thënë se si kanë rrjedhur gjërat janë gabim.

    “Është dashur të shpallen zgjedhjet e brendshme të jashtëzakonshme në të gjitha strukturat”, tha ai.

    “Kështu do të mbetet ai klani i feudeve. Strukturat do të ruajnë atë që i ka zgjedhur. Nuk mund të ketë riformatim”, tha ai.

    Buxhovi tha se Isa Mustafa do të mbajë pushtetin që e ka, ndonëse ai ka paralajmëruar dorëheqjen.

    “Emri i kryetarit të ri të LDK-së do të jetë i favorizuari i Isa Mustafës”, thotë ai ne T7.

    Buxhovi ka edhe një paralajmërim.

    “Nëse vazhdohet kështu dhe LDK mbetet një parti pa kauzë. Mund të bjerë sikur AAK’ja”, tha ai.  

    Zgjedhjet e brendshme të LDK’së do të mbahen më 14 mars. Mandati i kryetarit të ri do të jetë vazhdues i atij të Isa Mustafës dhe jo i plotë. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark