×
  • Showbiz
  • Show

    Enca shfaqet tërësisht e zhveshur teksa mbulon vetëm pjesët intime pas një shkëmbi

    Insajderi
    09 June 2021 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që merr vëmendje të madhe sa herë që poston në rrjete sociale.

    Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila publikon imazhe e video të ndryshme nga përditshmëria duke mos munguar as me poza provokuese.

    Një të tillë e ka ndarë edhe gjatë ditës së sotme (e mërkurë) që duket të jetë realizuar në një nga bregdetet shqiptare.

    Krijuesja e hitit “Bow Down” shfaqet tërësisht e zhveshur pas një shkëmbi që duket t’ia ketë mbuluar vetëm pjesët intime.

    “Po ndihem e lezetshme, ndoshta do ta fshijë më vonë”, ka shkruar ajo.

    Të shumta kanë qenë reagimet krahas postimit, madje për vetëm dy orë janë grumbulluar mbi dy mijë komente.

    Imazhi në tërësi ka grumbulluar mbi 54 mijë pëlqime, ndonëse mban dy milionë ndjekës vetëm në Instagram.

    Krahas kësaj, Haxhia ka nisur punën për një këngë të re që do të publikohet së shpejti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark