×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ende asnjëra nga partitë e mëdha në vend s’kanë aplikuar për zgjedhjet e 14 shkurtit

    Insajderi
    16 January 2021 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është duke pritur aplikimin e partive politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Deri më tani asnjëhëra nga partitë më të mëdha në vend nuk e kanë bërë aplikimin e tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

    Valmir Elezi nga KQZ ka treguar se deri më tani kanë aplikuar 13 parti politike.

    “Jemi duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 13 subjekteve politike, pra nga 9 parti politike, 1 koalicion dhe 3 iniciativa qytetare, me gjithsej 276 kandidatë”, ka treguar Elezi për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark