×
  • LifeStyle
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Energjia solare po prodhohet suksesshëm në Kosovë nga Jaha Solar

    Insajderi
    16 July 2021 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deri në fund të vitit 2020 në Kosovë janë instaluar mbi 17 megawatts, bazuar në shfrytëzimin e energjisë photovoltaic. Kjo vjen si shkak i zhvillimit të teknologjisë, uljes se kostos se sistemeve solare dhe mbështetja ligjore në Kosovë që promovon shfrytëzimin e energjive të ripertishem.

    Energjia Solare ka filluar të prodhohet në Kosovë që nga viti 2016 nga Jaha Solar, një prej prodhuesve më të mëdhenj në Ballkanin perëndimore. Duke prodhuar energjinë solare në kuadër të standardeve të BE-së, kjo kompani po arrin të mbuloj tregun vendor dhe regjional.

    Jaha Solar është një kompani 100% Kosovare, që përveç prodhimit të paneleve photovoltaic ofron shërbime të tjera si shitja dhe instalimi i komplet sistemit photovoltaic, duke filluar nga faza e projektimit deri te faza e instalimit.

    Fale rregullimit me ligje në Kosovë, çdo biznes i vogël apo i madhe, por edhe qytetaret, mund të përdorin instalimin e sistemeve solare.

    Jaha Solar përveç instalimit të pajisjeve sigurohen që klientëve pajisjet tu punojnë në suaza të normave dhe standardeve normale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark