Enes Goga i ka dy llafe për Lavdrimin dhe ISIS-in – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Enes Goga i ka dy llafe për Lavdrimin dhe ISIS-in

    Insajderi
    03 July 2016 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeimami i Bashkësisë Islame në Pejë, Enes Goga i ka quajtur mizorë Lavdrim Muhaxherin dhe shokët e tij.

    Në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, Goga ka thënë se Muhaxherin dhe mësuesin e tij Zekirja Qazimi nuk ka pasur rastin t’i njohë më parë.

    “Për herë të parë i kam parë në media si gjithë të tjerët. Për Zekirja Qazimin nuk më takon të flas, sepse janë organet kompetente që merren më këtë çështje”, ka thënë Goga.

    Kryeimami Enes Goga për ISIS-in ka thënë se është një organizatë terroriste famëkeqe.

    “Po u bëjë thirrje që të gjithë të jemi të kujdesshëm me fëmijët dhe rininë tonë që të mos e lejojmë që në asnjë formë të mos manipulohen, të mos indoktrinohen, madje është obligim fetar, që nëse ne e dimë që ndokush ka filluar të indoktrinohet me këto bindje të gabuara, atëherë bashkëpunimi ynë me organet kompetente është obligativ”, është shprehur Goga.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark