×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Enrique publikon listën në mënyrë unike, mungon emri i Sergio Ramos

    Insajderi
    16 September 2022 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Luis Enrique padyshim që është ndër trajnerët më atraktivë në publikimin e listës së futbollistëve të ftuar.

    Trajneri spanjoll edhe kësaj radhe ka bërë një video fantastike duke zbuluar emrat e futbollistëve që ka ftuar për ndeshjet e muajit shtator.

    Spanja do t’i luaj dy ndeshje të rëndësishme në kualifikimet e Ligës së Kombeve ku pret Zvicrën më 24 shtator dhe përballet me Portugalinë tri ditë më vonë.

    Enrique ka prezantuar listën ku shihet në një zonë malore së bashku me ndihmësin e tij në biçikleta, transmeton telegrafi, përcjell Insajderi.

    Trajneri përmend emrat e futbollistëve të ftuar derisa emrat e tyre shfaqen në rrugët që kalon Enrique.

    Gjithsesi befasia më e madhe është lënia jashtë e qendërmbrojtësit veteran Sergio Ramos, si dhe sulmuesit të talentuar të Barcelonës, Ansu Fati.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark