×
  • Sport
  • Sport

    Enrique: Rivali ynë është Atletiko Madridi

    Insajderi
    03 March 2016 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-trajneri i Romës dhe Celta Vigos nuk mendon që rival për titull do të jetë Real Madridi, madje ka injoruar skuadrën mbretërore kur është pyetur nga “El Mundo Deportivo” se cilën skuadër e sheh më të rrezikshme në luftën për La Liga.

    “Atletiko janë një skuadër shumë e fortë dhe rivalët tanë më direkt në garën për titullin kampion. Nuk është problem diferenca, por sigurisht që duhet vlerësuar fakti që Atletiko nuk bën hapa falsë dhe po kalon me sukses pengesa mjaft të vështira”, deklaroi fituesi i Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar me Barcelonën.

    Barcelona gjendet në pozitën e parë në tabelë, me 5 pikë më shumë se Atletiko Madrid që ndodhet në të dytën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark