×
  • Lajme
  • Insajderi

    Enver Hasani: Marrëveshja e propozuar për paqe e Albin Kurtit është primitive

    Insajderi
    28 July 2021 - 22:07

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e cilësoi si primitive marrëveshjen për paqe, të cilën kryeministri Kurti e prezantoi në Bruksel gjatë takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

    Sipas Hasanit, ky dokument përmban referenca të cilat në të drejtën ndërkombëtare kanë dalë nga përdorimi që nga viti 1945, njofton Klan Kosova.

    “Do t’i veçoja dy dimensione të kësaj qasje; dimensioni i parë është juridik ndërkombëtar dhe dimensioni i dytë është dimensioni politik sa i përket rolit dhe rëndësisë së dialogut për Kosovën në këtë moment që po flasim. Dimensioni politik është se çdokush që merret me të drejtën ndërkombëtare dhe e njeh terminologjinë e të drejtës ndërkombëtare, atë tekst e merr si një tekst shumë primitiv, për shkak se përdorë terminologji që nuk i takon të drejtës ndërkombëtare në këtë stad të zhvillimit që është sot,  në këtë shekull që jetojmë ne dhe që nga 1945 e tutje”, është shprehur ai.

    “Kjo sepse marrëveshja e fundit që përdorë mos sulmim, mos agresion dhe ngjashëm është marrëveshja Molotov- Ribbentrop e ’39, dhe pas vitit ‘45 përdorimi i dhunës dhe forcës ka marrë dimension tjetër, lufta ka dalë jashtë ligjit dhe për pasojë asnjë marrëveshje e draftuar pas kësaj periudhe  nuk përmban shprehje të tilla, por referenca që kanë të bëjë me ta zëmë stabilitetin ndërkombëtar, regjional, klauzola ekonomike, për kufij etj”,  tha Hasani në Rubikon.

    Ish-kryetari i Kushtetueses tha se propozimi për paqe i Kurtit nuk ka relevancë në marrëdhëniet mes shteteve dhe si i tillë nuk mund të merret seriozisht as nga ndërmjetësuesit e dialogut.

    “Arsyeja e dytë është dispozitat e saj janë të draftuara si t’i bësh në nene këto që po shohim ne, si të thuash neni 1 Adriatik Kelmendi është i ulur këtu, neni 2 Enver Hasani këtu. Referenca e dokumenteve me përjashtim të dy-tri është ‘soft low’ është e drejtë e butë që nuk ka relevancë në marrëdhëniet mes shteteve”.

    “E treta që është edhe më gabim se vetë titulli,  të drejtat e njeriut dhe liritë e njeriut i fut në kategorinë e të drejtave që plotësohen me reciprocitet, kjo po ashtu me luftën e dytë botërore është mbyllë sepse është abuzuar, sistemi i lidhjes së kombeve e ka pasur përmes reciprocitetit dhe i ka lejuar bashkësitë etnike t’i mbrojnë”.

    “Sistemi i lidhjes së kombeve i mbrojtjes së të minoriteteve ka qenë i tillë, tash të drejtat dhe liritë e njeriut janë të drejta të rendit juridik ndërkombëtar që nuk varen prej reciprocitetit dhe reciprociteti është ide që është komprometuar dhe nuk pranohet në asnjë variant të marrëveshjes përfundimtare”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark