×
  • Lajme
  • Lajme

    Erdogan i kundërvihet zyrtarisht Gylenit në Kosovë

    Insajderi
    29 August 2017 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pasi dështoi të bind autoritetet kosovare se shkollat e supozuara të jenë të kontrolluara nga Fetullah Gylen i cili në Turqi njihet si terrorist, presidenti turk Recep Tayip Erdogan i është kundërpërgjigjur duke e hapur një shkollë të qeverisë turke në Kosovë.

    Bëhet fjalë për shkollën “International Maarif Schools of Kosovo” e cila është hapur fillimisht në Prizren. Ajo dot ë nisë mësimin njëjtë sikurse shkollat e tjera publike edhe ato të Gylenit, me 4 shtator.

    Në hapje të kësaj shkolle që sipas Ambasadës Turke në Kosovë po cilësohet si më e mira në botë, sipas ambasadores të e vetmja e tillë në botë dhe se është ndryshe nga të gjitha të tjerat të cilat janë  të ndërtuara nga Qeveria e organizata të ndryshme turke.

    Ajo shfrytëzoi këtë vizitë që të bëjë thirrje edhe njëherë për institucionet e Kosovës që të mbyllin shkollat e Gylenit duke përsëritur faktin se diplomat e këtyre shkollave nuk njihen në Turqi.

    “Fondacioni MARIF është i themeluar me një ligj special nga Kuvendi i Turqisë i cila ka qëllim zhvillimin e aktiviteteve arsimore në vende të ndryshme të  botës duke përfaqësuar arsimin turk.

    E përfaqësuesit e fondacionit turk MARIF nuk folën për ato që po quhen institucione arsimore të Gylenit në Kosovë derisa nuk dhanë as detaje nëse do të ndërtojnë shkolla tjera./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark