×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Erdogan mban fjalimin e parë pas fitores: Mirupafshim edhe një herë zoti Kemal!

    Insajderi
    28 May 2023 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Recep Tayip Erdogan është konfirmuar president i Republikës së Turqisë duke fituar me 51.4% të votave përballë rivalit të tij, Kemal Kilicdaroglu i cili arriti të siguronte vetëm 48.6% të votave.

    Ashtu siç pritej, gara mes dy kandidatëve ka qenë mjaft e fortë dhe kjo tregohet edhe nga diferenca e ngushtë mes tyre në rezultatin përfundimtar.

    Erdogan ka mbajtur fjalimin e parë në Kisikli, ku ka falenderuar qytetarët  që e kanë votuar dhe po ashtu anëtarët e partisë së tij.

    “Ne jemi të dashuruar me Stambollin”, tha ai fillimisht.

    “Sot këtu është ndryshe. I gjithë Stambolli është ndryshe. Ju përshëndes dhe ju falenderoj nga zemra. Ne përjetuam një festë të demokracisë. Ju dolët në zgjedhje dhe duke pasur parasysh të ardhmen e fëmijëve tuaj shprehët vullnetin tuaj. Ju faleminderit të gjithëve”.

    “Nëse doni t’u themi mirupafshim edhe një herë zoti Kemal,” vazhdoi ai.

    “Ne do të jemi të denjë për besimin tuaj”, përfundoi Erdogan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark