×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Erëra të forta po e godasin Stambollin, mbyllet ngushtica e Bosforit

    Insajderi
    30 November 2021 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Erëra të forta vazhdonin të frynin sot në Stamboll, duke shkaktuar mbylljen e ngushticës së Bosforit për trafikun e barkave.

    Katër njerëz kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur dje në Stamboll, prej erërave që shkulën çati shtëpish dhe rrëzuan pemë në qytet.

    Një anije u përmbys në portin e Stambollit, siç shihet nga pamjet.

    Në qytetin e Çatalca kulla e orës u rrëzua prej stuhisë ndërsa disa avionë nuk arritën të uleshin në aeroportet e Stambollit dhe të Sabiha Gökçen.

    Barka peshkimi ishin përmbysur në Pendik ndërsa një punëtor i portit të Zonguldak në Detin e Zi, humbi jetën nga objektet e rrëzuara prej erës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark