Basketbollisti i Yllit dhe i Përfaqësueses së Kosovës, Erjon Kastrati do të jetë Ambasador i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në programin FIBA SWISH +.
SWISH + është Program i Edukimit për Integritet të FIBA Europe dhe realizohet në partneritet me Sportradar.
SWISH+ është një program i krijuar qëllimisht me synim edukimin e pjesëmarrësve të përzgjedhur mbi temat kryesore të integritetit në basketboll dhe edukimin për integritet në përgjithësi.
Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Munich më 20 e 21 Qershor, pjesëmarrësit do të trajnohen nga specialistë të integritetit të sportit dhe edukimit për t’i pajisur ata me aftësitë, njohuritë dhe besimin, në mënyrë që kur të kthehen në vendet e tyre këta Ambasadorë t’i edukojnë brezat e rinj për integritet në sport.