Ernest Muçi gjen golit e tretë sezonal te Legia e Varshavës, skuadër ku aktivizohet që nga shkurti i vitit 2021.
Ish-sulmuesi i Tiranës, i cili ka realizuar dy herë në kampionat, e gjeti golin edhe në Kupën e Polonisë, pikërisht në sfidën përballë Wisla Plock, të cilën kryeqytetasit e fituan 0-3, duke avancuar në fazën e 1/8-ave.
Muçi, i rreshtuar në formacionin titullar, zhbllokoi takimin në minutën e 28-të, duke i dhënë epërsinë ekipit të tij. Sapo nisi fraksioni i dytë, Josue dyfishoi shifrat, duke shuar shpresat e vendësve për ndonjë surprizë të mundshme.
Sulmuesi kuqezi qëndroi në fushë deri në minutën e 71-të, për t’u zëvendësuar nga Carlitos. Në minutat shtesë, Legia gjeti edhe golin e tretë me Kramer.