Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë.
Pasi ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0-0, ekipi që do të siguronte biletën për në finalen e madhe do të dihej vetëm pas ndeshjes së dytë.
Besiktasi arriti që të triumfoi para tifozëve të saj me rezultat minimal 1-0, falë një goli të bukur të shënuar nga sulmuesi shqiptar Ernest Muçi.
Po zhvillohej minuta e 70-të e ndeshjes kur mbrojtja kundërshtare bëri një gabim fatal dhe Muçi ishte aty duke e shfrytëzuar atë mundësi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duke realizuar për rezultatin 1-0.
Deri në përfundim të takimit Besiktasi arriti ta menaxhojë mirë epërsinë e krijuar dhe tashmë ka siguruar kalimin në finale të Kupës së Turqisë, aty ku përballë do ta ketë fituesin e ndeshjes Karagumruk/Trabzonspor, ndeshje kjo e cila do të luhet nesër (e mërkurë).
Ky ishte goli i katërt për Muçin me fanellën e Besiktasit, ndërsa kujtojmë se ai u bë pjesë e gjigantit turk në shkurt të këtij viti për shumën e 10 milionë eurove nga Legia Varshava.
Ernest Muci, Ankaragücü savunmasının büyük hatasını affetmedi.pic.twitter.com/pew3T9miaI
— Sports Digitale (@SportsDigitale) May 7, 2024