×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Eroll Salihu: E kam shkruar letrën sepse Agim Ademi po ua mohon kandidimin të tjerëve

    Insajderi
    04 March 2022 - 14:11

    Për arsye se po ia mohon kandidatëve tjerë, pa kur çfarë arsye. Mohimi i kandidaturave” – kështu fillon përgjigjja e ish-sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, në lidhjen me letrën që i ka shkruar në drejtim  të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, shkruan Insporti.com.

    Mbrëmë në mediet vendore është publikuar letra e shkruar nga vet Eroll Salihu, në drejtim të anëtarëve të KE dhe kryetarit Agim Ademi, në lidhje me vendimin e tyre për shpalljen e zgjedhjeve për Kryetar të Ri.

    Gazeta Online “Insporti” ka kontaktuar Salihun, i cili ka shpjeguar përse ka vendosur ta shkruajë këtë letër.

    “Për arsye se po ia mohon kandidatëve tjerë, pa kur çfarë arsye. Mohimi i kandidaturave, nuk ka pas asnjë arsye logjike të mbahen tash, kur është afati i caktuar çdo katër vjet. Tjerat i kam shkruar në letër”.

    I pyetur se a është ende pjesë e FFK-se edhe pas kësaj letre, ai ka konfirmuar se nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket të ardhmes së tij.

    “Po more, jam drejtor i përgjithshëm sportiv dhe këshilltar i lartë gjyqësor”, ka thënë Salihu për Insportin.

    Përveç Agim Ademit, kandidatë për pozitën e të parit të FFK-së janë paraqitur edhe Remzi Ejupi, Arianit Ahmeti, Nexhat Dumnica dhe Bekim Shotani.

    Sipas burimeve të Insportit, vendimin për të shpallë zgjedhjet kryetari Ademi e ka bërë pasi ka siguruar votat edhe për një mandat të dytë.

    Ademi në krye të FFK-së erdhi pas vdekjes së Fadil Vokrrit në vitin 2018.  

    Eroll Salihu që më parë ka qenë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, ka shkruar një letër që i është adresuar kryetarit të FFK-së, Agim Ademit dhe Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, ku thotë se shpallja e zgjedhjeve është e jashtëligjshme.

    Në një letër të gjatë të bazuar në rregullore dhe statute ligjore, ai ka thënë se thirrja e Kuvendit Zgjedhor është bërë në mënyrë të jashtëligjshme.

    Letra është dërguar në adresë të kryetarit Agim Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

    Salihu aktualisht është pjesë e FFK-së dhe mban postin e drejtorit të përgjithshëm sportiv dhe atë të këshilltarit të lartë ligjor në FFK

    “Vendimi i shpallur dje në web-faqen zyrtare të FFK-së tregoi edhe një herë për moskokëçarjen tuaj as për Statut, as për Ligj e lere më për norma etike e morale apo ‘për të mirën’ e futbollit siç e quani ju nganjëherë. Nuk mund ta kuptojë këtë shkelje pa kurrfarë baze dhe nevoje”.

    “Zgjedhjet për kryetarë dhe anëtarë të KE-së duhet të jenë të shenjta sepse vota e lirë është instrumenti më demokratik për ata që harxhojnë mijëra e disa edhe miliona euro. Thirrja e këtij Kuvendi zgjedhor në mënyrë të jashtë ligjshme është e tillë sepse:

    Kuvendi zgjedhor është i paracaktuar me datë 3 Korrik 2022 kur mbushen 4 vjet;

    Formalisht, Kuvendi duhet të thirrët 2 muaj më herët;

    Mandati i kryetarit zgjatë 4 vjet e jo 3.5 vjet;

    Mandati i kryetarit përfundon me vdekjen e tij, me dorëheqje, me shkarkimin e tij nga Kuvendi i FFK-së, me dënimin e Gjykatës me Akt-gjykim të plotfuqishëm (gjë që ka ndodhur) apo ndonjë rast tjetër të paraparë me Ligj;

    Në këtë rast mund të konvokohet vetëm Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor dhe atë nëse ndonjë kusht i lartpërmendur është imponuar. Askund nuk shkruan se Kuvendi zgjedhor i rregullt mund të mbahet më herët, dhe më e rëndësishmja,

    Në muajin Korrik struktura e delegatëve ndryshon: ekipet e Superligës bien nga liga dhe u mbetet vetëm nga një votë ndërsa ekipet që hyjnë e kanë një votë më shumë”, shkruhet në letrën e Salihut drejtuar Komitetit Ekzekutiv të FFK-së. /insporti.com/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark