Eros Grezda ka zgjedhur që më të shtrenjtën e tij, nënën, ta uroj edhe publikisht me rastin e ditëlindjes së saj.
Ai me ndjekësit i ndau disa fotografi në llogarinë e tij në Instagram.
“Urime ditëlidnjen nan”, shkruan Erosi pranë njërës foto me nënën të cilës shihet që i ka ngjarë mjaft shumë.
Kujtojmë se jeta private e Erosit së fundmi ka qenë shumë e komentuar. Ai është në një lidhje dashurie me modelen shqiptare, Oriola Marashi.
Nuk dihet nëse akoma e ka prezantuar me nënën mirëpo tani e dimë se kush është vjehrra e saj.