×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Errësirë totale në Kiev”/ Klitschko thirrje banorëve: Përgatituni për ditë të acarta

    Insajderi
    01 December 2022 - 18:48

    Kryebashkiaku i Kievit u bëri thirrje sot banorëve të kryeqytetit ukrainas që të krijojnë rezerva me ujë, ushqim dhe rroba të ngrohta, në rast të ndërprerjes totale të energjisë elektrike për shkak të bombardimeve ajrore ruse.

    “Nëse munden, banorët duhet të mendojnë të qëndrojnë me miqtë në periferi të qytetit”, tha ai.

    Vitali Klitschko paralajmëroi se temperaturat brenda shtëpive mund të shkojnë nën zero nëse ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe nëse infrastruktura shkatërrohen, pasi nuk do të ketë energji elektrike, ujë, e as ngrohje.

    “Temperatura në apartamente mund të mos jetë shumë e ndryshme nga ajo e jashtë,” tha ish-kampioni i boksit në një forum sigurie të organizuar në Kiev.

    Sot në kryeqytet termometri ka treguar -4 gradë Celsius . “U bëj thirrje njerëzve (…) të grumbullojnë ujë, ujë të pijshëm, ushqime të konservuara që mund të rezistojnë në periudhë afatgjatë dhe rroba të ngrohta.”

    Shumë termocentrale anembanë Ukrainës janë mbyllur këtë javë pas sulmeve me raketa ruse.

    Klitschko u bëri thirrje se nëse kanë mundësinë të qëndrojnë përkohësisht në shtëpitë e miqve ose të afërmve në periferi të Kievit.

    Autoritetet e Kievit kanë organizuar 430 vende ku njerëzit mund të ngrohen dhe të karikojnë celularët e tyre, por kryebashkiaku shpjegoi se ky numër nuk është i mjaftueshëm për një qytet me 3.5 milionë banorë.

    “Nuk do të mjaftonin as 500 hapësira, edhe 5000 do të ishin shumë pak”, theksoi ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark