Ditën e sotme, që është dita e katërt e Lojërave Mesdhetare, Kosova do të zbresë në fushë me tetë garues, shkruan Insajderi.
Sot rrethin e parë e zhvilloi xhudistja, Erza Muminoviq e cila për kundërshtare pati turken, Gulkader Senturk, të cilën e mposhti me ippon turken, Gulkader Senturk, në meçin e vlefshëm për kategorinë deri në 48 kilogramë
Në rrethin e dytë, ajo do të ketë punë me francezen Melanie Vieu.
Kosova synon të fitojë medalje sot dhe pa dyshim shpresat më të mëdha do të jenë te xhudoja.
Përveç Erza Muminoviq, sot sfidat do t’i kenë edhe Distria Krasniqi e Flaka Loxha.
/Insajderi.org