×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Escobar: Tensionet në Veri kanë qenë të shmangshme

    Insajderi
    04 June 2023 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë për BBC-në që tensionet në Veri kanë qenë të shmangshme.

    “Ky përshkallëzim erdhi pjesërisht si rezultat i mosgatishmërisë nga pala kosovare që ta dëgjojë komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Escobari për BBC-në.

    “Ajo i ka provokuar tensionet në mënyrë të panevojshme, teksa ka insistuar në shfrytëzimin e objekteve komunale”.

    “Ka ndërtesa tjera prej ku mund të punohet, dhe nëse asgjë tjetër, pandemia e koronavirusit na ka mësuar që mund të punojmë edhe prej lokacioneve alternative”.

    Ai ka deklaruar që kryetarët e këtyre komunave nuk kanë pasur nevojë që të shkojnë në këto objekte për ta ushtruar detyrën e tyre, sipas Radio Evropa e Lirë.

    “Nuk ka qenë nevoja që të shkohet në ato ndërtesa. Ato nuk e kanë ndonjë vlerë reale, dhe janë kryesisht të thata tani. Kurti na ka siguruar që ata kryetarë do të ushtrojnë vetëm autoritetet administrativ dhe që do të kryejnë shërbime bazike komunale”.

    “Shumë anëtarë të komunitetit ndërkombëtar po e shohin këtë situatë si përballje midis Kosovës dhe Serbisë, mirëpo na duhet ta kujtojmë se këtu ekziston edhe dështimi për arritje të pajtimit etnik brenda Kosovës. Ne i kemi inkurajuar të dyja palët që të përfshihen në dialog”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark