×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Escobar viziton ambasadën e Kosovës në SHBA

    Insajderi
    21 October 2021 - 23:30

    Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, ka vizituar sot ambasadën e Kosovës në SHBA.

    Escobar në ambasadën e Kosovës është pritur nga Ushtruesi i detyrës së ambasadorit, Vadet Sadiku i cili ka falenderuar për vizitën ndërsa është shprehur se pret me padurim punën dhe miqësinë e vazhdueshme.

    “Ushtruesi i detyrës së ambasadorit, Valdet Sadiku, priti sot Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Escobar, në Ambasadën tonë. Faleminderit Escobar për vizitën dhe presim me padurim punën dhe miqësinë tonë të vazhdueshme!”, shkruan në Tëitter, ambasada e Kosovës në SHBA.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark