×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Është aktivizuar i tërë mekanizmi për me i njollosë arsimtarët”, Mirena thotë se Qeveria don t’i konfrontojë mësimdhënësit me prindërit

    Insajderi
    14 September 2022 - 21:58

    Analisti Ilir Mirena, ka komentuar grevat e SBASHK-ut dhe mosarritjën e marrëveshjes me Qeverinë. Mirena tha se nuk është parë një luftë e tillë ndaj sindikatave dhe arsimtarëve të vendit.

    Ai ka akuzuar Qeverinë Kurti për njollosje të grevave të punëtorëve të sektorit publik.

    “Kurrë në Kosovën e pasluftës nuk është bërë një luftë kaq njollosëse kundër grevave kundër sindikatave. Është aktivizuar i tërë mekanizmi për me i njollosë arsimtarët dhe sindikatat”, ka deklaruar Mirena në Pressing të T7.

    Gazetari po ashtu ka shtuar se qeveritarët po provojnë edhe të nxisin një konfrontim ndërmjet mësimdhënësve dhe prindërve.

    “Aq larg kanë shku, po provojnë me i konfrontu edhe arsimtarët me prindërit. Po provohet. Ky është veprimi më i ulët. Një këso lufte për njollosjen e sindikatave, asnjëherë në historinë e pasluftës, nuk është parë”, pohoi ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark