×
  • Sport
  • Sport

    “Është emri i parë në listën e ekipit tonë”/ Flet sulmuesi nigerian që mësoi shqiponjën nga shqiptari

    Insajderi
    14 January 2022 - 20:45

    Armando Broja është shumë i lidhur te Southampton me Nathan Tella.

    Sulmuesi nigerian që është rritur në Angli, më parë ka qenë pjesë e Arsenalit dhe tani po tregon vlerat e tij në Premier League.

    Tella kalon shumë kohë me sulmuesin shqiptar, aq sa ka festuar me shqiponjë së bashku me Brojën kur ky i fundit shënoi ndaj Brighton. Në një intervistë të fundit për mediat britanike, Tella ka folur me superlativë për Brojën.

    “Është fantastike që ta shohësh sesa mirë po ecën. Në fillim të sezonit ishte shumë e vështirë për të, sepse nuk po luante. Tani sipas meje, është emri i parë në listën e ekipit tonë, më i miri, na nxjerr nga stuhia.

    Është vetëm 20-vjeç dhe ka talent të madh. Është një mik shumë i mirë gjithashtu, një nga miqtë më të ngushtë që unë kam në klub”, tha Tella.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark