×
  • Sport
  • Sport

    “Është grup i kalueshëm” | Trajneri i Zvicrës e konsideron të lehtë shortin – Kosovën nuk e llogaritë si kundështar të fortë

    Insajderi
    09 October 2022 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin ka thënë se Izraeli është kundërshtari më i fortë në grupin I.

    Por, përballja më e veçantë për Zvicrën siç ka thënë Yakin do të jetë ajo ndaj Kosovës.

    “Mendoj se Izraeli është kundërshtari më i fortë në grup. Sigurisht që kemi shumë miq kosovar, mezi po e presim duelin. Është grup i kalueshëm”, ka thënë Yakin, raporton “20min.ch”.

    Dy ndeshjet kundër Kosovës do të jetë shumë të veçanta për lojtarët e të dyja përfaqësueseve që kanë lidhje shumë të veçantë me dy vendet. Në njërën anë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë rrënjët nga Kosova, ndërsa Kosova ka disa lojtar që janë rritur në Zvicër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark