×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Hapet ekspozita “Bota përmes syve të mi”, mjetet e grumbulluara do t’i dedikohen Shoqatës Down Syndrome Kosova (FOTO)

    Insajderi
    25 November 2021 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Organizata për Arsim, Kulturë dhe Demokratizim “Plus” në bashkëpunim me Shoqatën Down Syndrome Kosova organizon ekspozitën shitëse ‘Bota përmes syve të mi”.

    Në Prishtinë është hapur ekspozita shitëse me këto punime, e tashmë ato mund t’i gjeni në Shoqatën Down Syndrome Kosova.

    Ekspozita shitëse do të përmbajë fotografi të realizuara nga të rinjtë, anëtarë të Shoqatës Down Syndrome Kosova, në kuadër të programit të trajnimit për fotografi të realizuar nga eksperti i fotografisë Ridvan Slivova.

    Të gjitha mjetet e grumbulluara do t’i dedikohen Shoqatës Doën Syndrome Kosova për zhvillimin e mëtutjeshëm profesional të të rinjve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark